×
  • Lajme
  • Lajme

    Priten drunjtë 50 vjeçar për të ndërtuar rrugë në Gjakovë, Kusari-Lila: Ky është krim mjedisor

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 11:40

    Deputetja Mimoza Kusari ka publikuar sot disa fotografi të Komunës së Gjakovës, ku thotë se nga komuna janë prerë drunjtë 50 vjecar për të ndërtuar rrugë për makina.


    “Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjët 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeru rruga për më shumë makina, për t’u ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësu ecja e këmbësorëve”, ka shkruar Kusari në Facebook.

    Ajo ka thënë se një veprim i tillë është krim mjedisor.

    “Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera. Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë, “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova””, ka shkruar ajo.

    https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10157102555420916

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!