×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje njëorëshe për të hyrë në Kosovë

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 10:30

    Pavarësisht festës së Krishtlindjes, radhët janë kthyer në pikën kufitare në Merdar.


    Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kalimi duhet të pritet një orë, ndërsa për të dalë pritjet janë deri në 15 minuta.

    Pritja ka edhe në pikën kufitare në Han të Elezit. Për të hyrë në Kosovë në këtë pikë pritet 15 minuta.

    E njëjta situatë sikurse në Han të Elezit paraqitet edhe në Jarinje, ndërsa nuk raportohet për pritje në dalje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!