Ka filluar rritja e numrit të familjarëve të cilët arrijnë në Kosovë gjatë sezonit të verës.
Sigurisht se korriku gjithmonë ka numrin më të madh të mërgimtarëve të cilët arrijnë në vend.
Përpos atyre të cilët udhëtojnë me aeroplanë, shumë prej tyre zgjedhin që të vijnë edhe me vetura dhe autobusë.
Kësisoj të gjithë ata që zgjodhën pikën kufitare në Merdare për të hyrë në Kosovë detyrohen të presin 40 minuta.
Mëngjesi i sotëm ka filluar të jetë më i ngarkuar në këtë pikë kufitare përderisa deri dje kolonat ishin më të shkurtra dhe padyshim më pak të mundimshme për të gjithë ata që hynin në Kosovë.
Por më të lehtë hyrjen e kanë të gjithë në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, pas pritjet zgjasin vetëm 10 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.