×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritjet në pikat kufitare, Hungari-Serbi më e ngarkuara

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 20:43

    Bashkëatdhetarët, këto tri ditët e fundit, janë nisur drejt vendlindjes, për t’i kaluar festat e fundvitit.


    Si edhe përherë, ata u ballafaquan me pritje të gjata e mërzitshme në pikat kufitare, veçmas në atë Hungari-Serbi.

    Sonte, të paktën në këto orë të mbrëmjes, duket situatë më e qetë në këtë pikë.

    Përmes kësaj videoje, mund të shihni pamjet live, dhe makinat teksa presin për t’i kaluar kufijtë.

    Kujtojmë që përmes një njoftimi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se qytetarët tanë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, se nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR.

    “MPJD dhe MSH bëjnë me dije se asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrëfarë karantine apo izolimi 14 ditorë”, është thënë nga këto dy ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!