Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka propozuar para Qeverisë zgjatjen e afatit për shitjen e banesave që ekziston e drejta banesore.
Nitaj tha se me ligjin ekzistues për aplikimi për privatizimin e banesave ka skaduar më 25 mars 2015, por që gjendja aktuale e shitjes së banesave për të cilat ekziston e drejta banesore është ende e papërfunduar dhe se bazuar në raportet e komisioneve për zbatimin e këtij procesi.
“Me Ligjin ekzistues afati për aplikimin e banesave ka skaduar në vitin 2015. që të zgjatet afati për shitjen e këtyre banesave deri në vitin 2023”, tha Nitaj.
“Ky ndryshim ka kaluar nëpër të gjitha komisionet, por për shkak rrëzimit të qeverisë është kthyer në pikën zero”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.