×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Prizren: Një person gjendet në rrugë, dyshohet se e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 9:12
    Foto ilustrim

    Një person është gjetur në rrugë në Prizren, i sulmuar me thikë nga persona ende të paidentifikuar, përcjell Reporteri.net.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit e kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Rasti po hetohet.

    Njoftimi:

    LËNDIM I RËNDË TRUPOR

    Lagja Bazhderhane, Prizren 06.07.2024 – 23:50. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!