×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizreni nis në Shqipëri një ekip të shërbimit emergjent, zjarrfikës e pako ushqimore

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 16:21

    Një ekip i Shërbimit Urgjent nga Prizreni, i përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, sot është nisur drejt Shqipërisë me autoambulancë të pajisur me materiale për intervenim të shpejtë, për të ofruar ndihmë qytetarëve në zonat e prekur nga tërmeti.


    Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

    Ky është njoftimi i tij:

    Krahas kësaj në koordinim me institucionet qendrore do të niset edhe një automjet i zjarrfikësve, ndërkaq nga buxheti komunal kemi ndarë mjete financiare për të dërguar rreth 1000 pako ushqimore në Shqipëri.

    Si Komunë, nga nesër do të fillojmë edhe me grumbullimin e ndihmave nga qytetarët, të cilët mund të dhurojnë veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjeratë nevojshme, në objektin e Qendrës për Punës Sociale si pikë grumbulluese, i cili gjendet pranë stacionit të zjarrfikësve.

    Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative dhe të tregojnë solidaritetin e tyre duke dhuruar gjësende për ndihmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!