Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njofton se ka disa probleme teknike në pusin numër një te fabrika e Kronit në Fushë-Kosovë, përcjell Reporteri.net.
Sipas një njoftimi nga Ujësjellësi, “pusi numër një furnizon direkt fshatin Bardh i Madh, fshatin Graboc dhe Pomozotin”.
Ndër të tjera në njoftim të Kompanisë së Ujësjellësit thuhet se janë dërguar ekipet teknike disa herë, por që problemi i përket elektrikës.
“Edhe pse ne kemi dërguar ekipet teknike disa herë, problemi i pёrket elektrikës. Problemi qëndron te një nga valvolat e pompës në Kron. Siç kam biseduar me shefin e fabrikës sё Kronit Nexhat Kabashin problem ёshtё te njё nga valvulat e pompës”, thuhet në njoftim.