Procesi i rinumërimit të vendvotimeve po shkon drejt fundit. Sipas KQZ’së, vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 138 vendvotime.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Reporteri.net ka thënë se kanë mbetur për t’u rinumëruar vetëm edhe 167 vendvotime.
“Në ditën e dhjetë (e premte) në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera. Pra numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është: 1240 vendvotime apo 88.13%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera”, ka thënë Elezi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.