Rreth 250 punëtorë shëndetësorë sot kanë udhëtuar në Kukës ku janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca, donacion nga Qeveria e Shqipërisë.
Në mesin e tyre janë edhe një numër i punëtorëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Gazeta Shneta.
Ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj vaksinohet me Astra Zeneca në Kukës
Ardita Baraku, ish-kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor, tani specialiste e shëndetit publik në IKSHPK, ka postuar një fotografi së bashku me disa kolegë të saj pas vaksinimit.
“Ne u vaksinuam në Kukës. Shëndet!”, ka shkruar Baraku në postimin e saj.
Edhe laboranti Sead Zeka ka shkruar për marrjen e vaksinës në Kukës. “Ndodhi sot, u vaksinova me Astra Zeneca , flm Shqipërisë”, ka shkruar Zeka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.