Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shndërruar në adresën kryesore të angazhimit politik të profesionistëve të dëshmuar.
Këtë e ka thënë pasi që AAK-së, sot iu bashkuan disa profesorë universitarë, politologë dhe një specialist i sigurimeve.
Bashkë me Haradinajn, të anëtarësuarit e rinj, i ka pritur edhe profesori Afrim Hoti, i cili së fundmi ka hyrë në parti për të kandiduar për postin e deputetit.
“Pata kënaqësinë t’i mirëpres sot, profesorin universitar Dr. Islam Musliu, juristët Mentor Seferi, Arbnora Avdiu, Raza Lajqi dhe Memli Seferi, politologet Drita Pajaziti, Sabile Krasniqi e Arnesa Sahiti, si dhe Albin Zhuniqin, specialist i sigurimeve, të cilët iu bashkuan vizionit të Aleancës dhe ofertës më serioze, që garanton jetësimin e konceptit 100% shtet. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.