×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre pas takimit në Washington

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 16:38

    Edward P. Joseph, profesor në Universitetin John Hopkins, ka folur për marrëdhëniet dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.


    Ai ka thënë se deri tani nuk është vërejtur ndonjë ndryshim në raportet e Prishtinës dhe Beogradit pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike.

    “Së pari, megjithëse na u premtua që përqendrimi në ekonomi do të “relaksonte atmosferën”, në të vërtetë ajo u bë toksike. Ministri serb i Mbrojtjes përdori një fjalë jashtëzakonisht fyese për shqiptarët në komunikimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila provokoi dhe pati reagime nga Prishtina dhe Tirana. Ministri serb i Punëve të Jashtme tha : “Çfarë do të bëjmë me serbët që tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë?”. Unë ju pyes – a tingëllon kjo si një atmosferë e relaksuar që na u premtua pas “përparimit historik” në Uashington?”

    “Implikimet shkojnë përtej Kosovës, në Bosnjë. Atje u shfaq në një letër nga kreu i organizatës boshnjake që merret me Srebrenicëm dhe Zepën drejtuar zyrtarëve të gjykatës së Hagës në të cilën thuhej: Ivica Daçiq vendos në shënjestër kokat e të gjithë atyre në Serbi të cilët do të donin të flisnin për ekzistencën e varrezave masive të shqiptarëve në territorin e Serbisë”…Pse këta dy zyrtarë të lartë serbë, Vulin dhe Daçiç, flasin në një mënyrë kaq të vrazhdë dhe provokuese vetëm disa javë pas vizitës së madhe të zyrtarëve të administratës Trump? A i ka përmirësuar dokumenti për çështje ekonomike perspektivat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Kosovën apo ka ndodhur e kundërta?”

    “Së treti, le të kujtojmë se personat e zhdukur janë fillimi, çështja e pazgjidhur e dialogut e udhëhequr nga BE. Çfarë thonë këto vërejtje për bashkëpunimin në atë proces? Ndërsa ishim duke biseduar për dialogun, ai u prish pas takimit në Uashington”.

    “Së katërti, BE ndërkohë ka lëshuar “Planin Ekonomik dhe të Investimeve” të saj prej 9 miliardë eurosh për rajonin. Sa është këshilluar administrata Trump me Brukselin në planifikimin e saj? A ka humbje të parave të taksapaguesve për shkak të mungesës së koordinimit?”

    Ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe dhe deklaratave të kryeministrit Avdullah Hoti se nuk dëshiron që në marrëveshjen përfundimtare të jetë ajo e përfshirë, Joseph tha se në çdo negociatë është thelbësore që të shmanget dështimi.

    “Kjo është një qështje më shumë për organizatorët e dialogut se sa për secilën palë të ekipeve. Në çdo negociatë, është thelbësore të shmanget dështimi – për shembull, kur njëra palë këmbëngul për një çështje dhe tjetra refuzon. Kjo arrihet nëse ka një rend të diskutimit të problemeve.

    “Së fundmi, në shumicën e negociatave, përfshirë edhe këtë, jo të gjitha çështjet janë njësoj të vështira ose të diskutueshme.P ersonat e zhdukur ishin një pikënisje e mirë sepse ka serbë dhe shqiptarë që renditen si të zhdukur; të dy palët janë të interesuara për zgjidhjen e tij. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur këtu: nëse ka pasur një rend të caktuar pyetjesh apo jo”.

    Ai po ashtu foli edhe për deklaratat e Joseph Borrell i cili tha se shumë shpejt do të përfundojë marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, duke thënë se nëse kjo do të ndodh është e mrekullueshme.

    “Do të ishte e mrekullueshme nëse kjo do të ishte e vërtetë, por çka e tregon se kjo do të ndodh? Le ta krahasojmë këtë situatë me negociatat e fundit midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore. Ne kemi parë që të dy palët ndërmorën hapa qëllimisht dhe me përgjegjësi për të lehtësuar retorikën. Kryeministri Zaev ndryshoi emrin e autostradës dhe aeroportit pikërisht për të ndihmuar në negociatat, të cilat e detyryan Greqinë, të njoh e identitetin e Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase”.

    “A shohim hapa të tillë që po ndërmerren sot? A mendoni se vërejtjet e Vulin dhe Daçiq janë të ngjashme me ato që kemi parë kur bëhet fjalë për udhëheqësit e përgjegjshëm në Greqi dhe Maqedoninë veriore, apo pikërisht e kundërta – hapa qëllimisht provokues që komplikojnë zgjidhjen? Përgjigja është mjaft e qartë”.

    “Nuk mendoj se është në rregull të kritikosh atë që të tjerët përpiqen të bëjnë nëse nuk je i gatshëm të ofrosh një zgjidhje. E bëra atë para negociatave me Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar. Artikulli im në revistën “Foreign Policy” paraqet një propozim të plotë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Kosovës në një mënyrë që mbron interesat themelore të të dy palëve”, ka thënë ai në një intervistër për Kosovonline.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!