×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori i shkencave islame: Faltoret kudo janë vend-lutje të Zotit, bashkëndjejmë për “Notre Dame”

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 23:10

    Kanë ardhur dhe reagimet e para nga Kosova pas shkrumbimit të Katedrales Notre-Dane (“Zoja e Parisit”).

    Profesori i shkencave islame, Xhabir Hamiti ka shkruar në Facebook se ndan dhimbjen me besimtarët e krishterë për djegien e Katedralës.

    Postimi i plotë i Hamitit:

    NOTRE DAME NË FLAKË !

    Faltoret kudo janë vend-lutje të Zotit!

    Katedralja e Notre-Dame (“Zoja e Parisit”) është një katedrale katolike e periudhës mesjetare. Kjo katedrale konsiderohet të jetë një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike franceze.
    Për shumë shekuj, nga viti 1345 ishte simbol i krishterimit në Perendim,si dhe qendër e rendësishme e shumë vizitorëve nga mbarë bota.

    Ndajme ndienjen e dhimbjes së besimtarëve të krishterë si dhe të të gjithë qytetarëve të kontinentit evropian, me rastin e dëmtimit nga zjarri të një vend-lutjeje madhështore dhe të shënuar të tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!