Politologu dhe Profesori në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, ka bërë një analizë të quditshme, në të cilën thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, po kërkon gjak të njomë të djemve të rinj të Kosovës, për kauzën e tij fiktive të radhës.
“Kurti i etur për gjak të njomë të djemëve të ri po kërkon vrasjet e radhës për kauzën fiktive të radhës që po e prodhon. Se Grenell-i dhe SHBA-ja po duan ta dëmtojnë Kosovën (investimin e tyre), për qëllime elektorale në SHBA, është vetëm “bullshit” i Albin Kurtit. Nuk është kauzë, është gënjeshtra e radhës”, ka thënë Kastrati në këtë analizë.
Profesori Kastrati, i cili përveç se paguhet nga shteti, është edhe analist i rregullt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), thotë se prindërit kosovar nuk kanë fëmijë për të dalë në shesh dhe për t’u vrarë.
“Prindërit e Kosovës nuk kanë fëmijë për të dalë për t’u vrarë në shesh për shkak të gjendjes mendore të paqartë të Albinit dhe ambicieve të tij të sëmura politike. Prindërit e Kosovës, shteti i Kosovës me insitucionet e veta dhe partnerët tonë strategjikë, të gjithë së bashku nuk do të lejojnë realizimin e skenarëve të Kremlinit në Kosovë. Të gjithë së bashku përfundimisht do ta hedhin Kurtin dhe çmendurinë e tij politike në kanalizimin e historisë politike. Pikërisht aty ku e ka vendin!”, ka thënë Kastrati përmes këtij shkrimi.
Sipas Kastratit brenda projekcioneve të tij politike deri më tani në kohë paqeje (pas luftës) janë vrarë 4 djemë të ri të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.