×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori universitar Qani Kadiri vdes nga koronavirusi, prej më shumë se një muaj trajtohej në spital

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 14:58

    Në 58 vjeçare ka vdekur profesori i Universitetit të Prishtinës, Qani Kadiri.


    Kadiri ka humbur jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai prej më shumë se një muaj po trajtohej në spital, shkruan Reporteri.net.

    I ndjeri ka ligjëruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Prishtinë.

    Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili kishte pasur miqësi me të.

    Latifi e ka cilësuar Kadirin si njeri të afërt e të urtë që gëzonte respektin e të gjithëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!