×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori unoversitar: Vetëm Haradinaj e Molliqaj po bëjnë opozitë

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 21:55

    Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë  se opozita në Kosovë është shumë e dobët karshi Qeverisë Kurti.


    Ai ka thënë se njerëzit që nuk janë fare deputetë po bëjnë më shumë opozitë se sa deputetët e opozitës brenda Kuvendit.

    “Veç dy njerëz po bëjnë opozitë, Haradinaj e Molliqaj. Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë. Haradinaj tregoi opozitë në seancat e fundit. Ndërkaq, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive, mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati”, tha ai në emisionin Pressing në T7 .

    Tutje Latifi tha edhe se LDK e PDK do të fundosen edhe më shumë nëse vazhdojnë të bëjnë të njëjtat veprime sikur deri sot. “PDK, LDK e AAK kanë harru edhe qysh bohet opozita”, ka thënë ai.

    Nderkohe, Ish-ambasadori i Kosovës në disa shtete evropiane, Bernard Nikaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Albin Kurtit po i mungon një opozitë konstruktive dhe se ai nuk po sfidohet.

    Nikaj tha se partive opozitare po iu mungon edhe një qëllim i ekzistencës dhe nuk po kanë asgjë me të cilën mund të kritikojnë qeverinë.

    “Sot Kosova nuk po ka opozitë. Me 14 shkurt LDK e ka prekur fundin dhe tani është drejt një reformimi i cili nuk dihet se sa do të zgjasë. PDK e ka humbë qëllimin e ekzistencës”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!