×
  • Lajme
  • Lajme / Ushtria

    Programi shtetëror 7-pikësh i propozuar nga Osmani për mbështetjen e FSK-së

    Reporteri
    12 Tetor 2024 | 11:51

    Presidentja Vjosa Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre. Kështu ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës.

    “Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina

    “Realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror”, ka deklaruar ai për KlanKosova.

    Programi 7-pikësh përfshinë këto elemente:

    Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.

    Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.

    Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).

    Sigurimi shëndetesor.

    Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.

    Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.

    Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.

    Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!