×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Janë gjetë disa shenja të dhunës në trupin e 11 vjeçarit të vdekur

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 20:30

    Ditën e djeshme është gjetur i vdekur një i mitur i moshës 11 vjeçare. Rasti ka ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës.


    Sipas raportimeve tek i mituri janë gjetur disa shenja në trup. Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka treguar detaje lidhur me rastin.

    Zëdhënësja Laureta Ulaj, ka thënë se zyrtarisht nuk ka dal raporti i obduksionit. Sipas saj ky raport vonon për disa ditë.

    “Kam biseduar me prokurorin e rastit. Sipas tij janë gjetë disa shenja të dhunës, por nuk mund të themi se në çfarë rrethanash kanë ardhur ato. Duhet të presim raportin përfundimtar lidhur me rastin sepse nuk mund të paragjykojmë”.

    I mituri i komuniteti rom ishte gjetur në afërsi të një objekti banesor në Fushë Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!