×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 15:53

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., i cili dyshohet për vrasjen e 19-vjeqarit në Vushtrri.

    Ai thuhet se dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

    Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin thuhet se do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!