×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj Salih Mustafës të nis më 12 korrik, kundërshtohet ashpër nga avokati

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 11:15

    Në Gjykatën Speciale po vazhdon seanca e radhës ndaj Salih Mustafës.


    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi në rastin e Mustafës të nis më 12 korrik, mirëpo që kjo ka hasur në kundërshtimin e avokatit të Mustafës.

    Ky i fundit ka thënë se mbrojtjes i duhen përgatitje të reja, dhe se koha më e përshtatshme do të ishte pas përfundimit të pushimit të DSK-së, pra diku pas 13 gushtit.

    “Nuk besoj që data 12 korrik është datë realiste. Do të ishte mirë, që gjykimi të fillojë pas pushimit të verës”, tha ai.

    Edhe përfaqësuesja e Zyrës së Përfaqësimit të Viktimave tha se i duhet të dëgjojë shumë deklarata dhe të përgatitet sa më mirë, dhe se kjo sipas saj do të ndodhë pas pushimeve verore të Gjykatës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!