×
  • Lajme
  • Lajme / Lajmi i fundit

    Bastisje në disa lokacione në Pejë dhe Prishtinë, katër të arrestuar për fajde, detyrim dhe rrëmbim

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 21:48
    Foto: Ilustrim

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për gazetën online Reporteri.net se katër persona janë arrestuar nën dyshimet për fajde, detyrim dhe rrëmbim.

    Nikçi ka theksuar se deri të enjten në mbrëmje janë bastisur disa lokacione që ndodhen nën kompetencë të Prokurorisë së Pejës.

    “Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe janë arrestuar dhe ndaluar me udhër të Prokurorit të Shtetit 4 persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”, ka thënë Nikçi.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në mbrëmje ka nisur një aksion kundër fajdeve në rajonet e Pejës dhe Prishtinës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Policia e ka cilësuar si goditje e një grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde.

    Aksion i policisë në Prishtinë dhe Pejë për fajde, arrestohen tre persona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!