×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria njofton se sa komisionerë dhe qytetarë janë ndaluar për parregullsi në procesin zgjedhor

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 15:47

    Prokurori i Shtetit ka njoftuar për numrin e personave që janë duke u hetuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor të 6 tetorit.


    Sipas njoftimit, Prokurori i Shteti ka pranuar 35 informata për 41 persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor, prej tyre 7 komisionerë dhe 44 qytetarë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Prokurorisë 25 prej tyre janë ndaluar për 48 orë, dy prej tyre po mbahen në paraburgim dhe një në arrest shtëpiak.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 11 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, që është mbajtur më 6 tetor 2019, prokurorët kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryesve të veprave penale kundër të drejtës së votimit.
    Rastet e paraqitura tek Prokurori i Shtetit dhe ato të filluara me iniciativën e tij, në bazë të informatave të marra nga mediat dhe shoqëria civile, janë trajtuar me përparësi nga prokurorët.
    Deri në ditën e sotme Prokurorit të Shtetit i janë paraqitur tridhjetë e pesë (35) informata për dyzet e një (41) persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, prej të cilëve shtatë (7) komisionerë, dhe tridhjetë e katër (34) qytetarë. Për më tej, nga numri i përgjithshëm i këtyre 41 personave, njëzet e pesë (25) prej tyre janë ndaluar (për 48 orë), për dy (2) prej tyre gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj një (1) të dyshuari, gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka trajtuar gjashtë (6) raste ndaj gjashtë (6) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:
    – Një (1) person në komunën e Graçanicës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prezantim i rremë si person zyrtar” nga neni 409 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;
    – Një (1) rast me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së.
    – Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;
    – Një (1) person në komunën e Prishtinës i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;
    – Një (1) rast me dyshim për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;
    – Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;
    Prokuroria Themelore në Prizren, ka trajtuar dhjetë (10) raste ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:
    – Katër (4) persona në komunën e Prizrenit të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
    – Një (1) person në komunën e Mamushë-s, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
    – Dy (2) persona në komunën e Prizrenit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
    – Një (1) person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
    Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

    – Dy (2) persona në komunën e Suharekë-s, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 217. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;
    – Një (1) person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka trajtuar dy (2) raste ndaj tre (3) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:
    – Dy (2) persona, njëri prej tyre komisioner ndërsa tjetri qytetar, në komunën e Klinës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213. Të dyshuarit fillimisht ishin të ndaluar për 48 orës. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;
    – Një (1) person i dyshuar në komunën e Deçanit i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka trajtuar dhjetë (10) raste ndaj dhjetë (10) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:
    – Katër (4) persona në komunën e Gjakovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
    – Tre (3) persona në komunën e Rahovecit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
    Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

    – Një (1) person në komunën e Gjakovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 të KPK-së. I dyshuari ishte i ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!