Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 76 aktakuza kundër 101 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 12 persona, si dhe është bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit të 5 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokurori i shtetit ka bërë 2 kërkesa për sekuestrim të 2 traktorëve, një kamioni të tipit “IVECO” dhe çelësi i kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 4.00 metër kube.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”. /Reporteri.net/.