×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale merr vendim për kallëzimin penal ndaj ish-ministrit Selim Selimi dhe Nehat Thaqit

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 16:20

    Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës (PSRK) ka hudhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë (MD) ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat.

    Lajmin për vendimin për hudhjen e kallëzimit penal e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” prokurori special, Milot Krasniqi.

    “Po, e kemi trajtu rastin, arsyeja e hudhjes është se veprime e të dyshuarve nuk ka elemente të veprës penale për të cilat është ba kallëzimi penal e as për ndonjë vepër tjetër, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë prokurori Krasniqi për ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

    Lajmi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi, ishte bërë publik në rrjetin social “Facebook” nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

    Në lidhje me këtë, ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili kishte publikuar lajmin për ngritjen e këtij kallëzimi penal, ka hezituar të komentojë lajmin për hudhjen e së njëjtit.

    “Nuk jam në Kosovë, nuk kam njohuri. Nuk e di çka shkruan në atë aktvendim”, ka thënë ai.

    “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me ish-drejtorin e përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaqi, i cili ka thënë se nuk ka njohuri për këtë vendim, prandaj edhe nuk mund të komentojë pa e lexuar.

    “Betimi për Drejtësi” ka tentuar por nuk ka arritur të kontaktojë me ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!