Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, nën dyshimin për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Prokuroria ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.