×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Prokuroria Speciale pasi kryeministri shpërfilli ftesën për intervistim: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit në fuqi

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 11:02

    Prokruoria Speciale ka lëshuar një reagim pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpërfilli ftesën për intervistim në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Kurti nuk u paraqit për të dhënë dëshminë e tij përkundër faktit se ishte i obliguar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Aty thuhet se do të ndërmarrin hapat tutje sikurse në të gjitha rastet tjera duke respektuar ligjin në fuqi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Prishtinë, 4 mars 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

    Kryeministri  Kurti para mediave ka insistuar që të intervistohet në zyrën e tij, në Kryeministri.

    Kurti para gazetarëve tha se jo vetëm që ka qenë i gatshëm por edhe i interesuar të dëshmojë, ndërsa përmendi edhe oraret që i pati caktuar Prokurorisë kur mund të shkonin në zyrën e tij për ta intervistuar.

    Ai tha se edhe në të kaluarën ka ndodhur kur prokurorët apo hetuesit kanë shkuar në zyre të kryeministrave për t’i intervistuar.

    “Së pari unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi apo se refuzoj të japë dëshmi, përkundrazi kam thënë jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër kam shkruar letrën në të cilën kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres Prokurorinë në zyren e Kryeministrit, ka pasur raste edhe në të kaluarën, kur prokurorët dhe hetuesit kanë ardhur për kryeministra, jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj nuk ka arsye që kjo të mos vazhdohet. pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim, dhe të jepet dëshmia nga ana ime”, tha Kryeministri para gazetarëve.

    Ai tha se po të ishte Prokuroria e interesuar aq shumë, do të shkonte në zyren e tij të merrte dëshminë, por që siç tha ai s’janë të interesuar për të sjellë drejtësi, ndërsa shtoi sërish se vazhdon të jetë i gatshëm për intervistim.

    “Nëse Prokuroria e ka pasur të rëndësishme dëshminë time ajo do të vinte tek ne. Një Prokuror që e ka synim dëshminë e dëshmitarit, ai nuk humb kohë. Pse i humbi prokruroria tre muaj? Për boindjen time të fuqishme, pasi është e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjell drejtësi”

    “Kurrë Prokuroria ska qenë më e lirë, lirinë po e keqpërdor për ta lufutar qeverinë dhe kjo krimin e korrupsionin. Unë jam i gatshëm dhe kam qenë gjithmonë i interesuar”, tha Kurti para gazetarëve në Gjilan, ku mori pjesë në vendosjen e një gurëthemeli të një çerdheje. /Reporteri.net/

    Kurti insiston që të intervistohet në zyrën e tij: Po të ishte Prokuroria e interesuar kaq shumë, do të vinin në Kryeministri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!