×
  • Lajme
  • Lajme / Verë në dimër

    Prokuroria Speciale rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj Përparim Ramës

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 17:07

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë në tërësi kallëzimin penal të ngritur nga ministri në detyrë  i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Lokale “SportMarketing”, Bardh Krasniqi.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kallëzimi penal i ngritur nga Krasniqi, ndaj tij dhe Krasniqit, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi.

    “Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.”, ka shkruar Rama.

    Sipas Ramës,u demaskua“qasja bllokuese” e pushtetit qendror, i cili “refuzon të përballet me drejtësinë për shkeljet e veta, ndërsa përdor mjetet publike për të ndërtuar narrativa kundër institucioneve lokale”.

    Postimi i plotë i Ramës:

    SABOTIMI POLITIK DËSHTOI EDHE NJËHERË.

    PROKURORIA SPECIALE FOLI QARTË.

    KRYEQYTETI NUK NDALET!
    Tentativat për të bllokuar çdo të mirë që bëhet në Kryeqytet janë bërë të përsëritura dhe gjithnjë e më transparente në motivet e tyre.

    Përpjekja e Qeverisë për të diskredituar atmosferën festive që me përkushtim u krijua për festat e fundvitit – u RRËZUA sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një AKTVENDIMI të qartë dhe të argumentuar!

    Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi.

    Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.

    Në një kohë kur Kryeqyteti po ecën me projekte konkrete e me vizion të qartë zhvillimi, tentativa për ta ndalur këtë hov me akuza të fabrikuara nuk është vetëm e dështuar, por edhe dëshpëruese.

    Veçanërisht kur kjo vjen nga një pushtet qendror që REFUZON të përballet me DREJTËSINË për shkeljet e VETA dhe ndërkohë shfrytëzon mjetet publike për të ndërtuar narrativa politike ndaj institucioneve lokale.

    Kjo është një përballje mes dy qasjeve:
    📣njëra që ndërton dhe i shërben qytetarit dhe tjetra që ❌bllokon e saboton.
    Por drejtësia po e thotë fjalën e saj, qytetarët po e shohin realitetin – dhe Kryeqyteti nuk ndalet.
    Vazhdojmë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!