Analistët në Serbi kanë diskutuar për kthimin e 110 personave nga Siria në Kosovë, duke thënë se ata ‘do të përhapin edhe më tutje ideologjinë radikale’. Kështu ka thënë Milovan Drecun për tv Pink.
Mediat serbe citojnë deklaratën e ministrit të drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, i cili ka deklaruar se ‘kthimi i këtyre familjeve nga Siria është bërë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’.
“Kur ata kthehen nga ai rajon, ata nuk do të mund t’ia dalin në procesin e ri-socializimit, por sigurisht se do të vazhdojnë të përhapin ideologjinë radikale e cila do të prekë gjithë rajonin. Ata janë të trajnuar nga ushtria për të kryer sulme terroriste dhe kanë kontakte ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, Kosova mund të shërbejë si bazë për rekrutimin e xhihadistëve dhe për kryerjen e sulmeve terroriste. Target i sulmeve janë popullata e krishterë, në veçanti serbët”, ka thënë Drecun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.