×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Propozimi evropian, gazeta gjermane: BE feston një marrëveshje që ende nuk është nënshkruar

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 15:05

    Në gazetën gjermane “Der Freitag” është botuar një artikull në të cilin raportohet për Propozimin Evropian dhe pengesat e tij.

    Artikulli në fjalë është shkruar nga Norbert Mappes-Niediek dhe tematizon çështjen e pengesave për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Serbia dhe Kosova ishin përsëri në prag të luftës dy muaj më parë, por duan të kenë “marrëdhënie të mira fqinjësore” në të ardhmen,” – shkruhet në nisje të këtij shkrimi.
    Aty shkruhet se ajo që BE-ja e festoi kohët e fundit si “përparim” u bë sërish shpejt një pikëpyetje.

    “Dikush mund të mendojë se regresione (prapakthime) të tilla janë normale mes negociatash për një marrëveshje për t’i dhënë fund një lufte të ftohtë 30-vjeçare… vetëm se shanset për një marrëveshje nuk janë të mira,” – shkruan Mappes-Niedek.

    Autori e quan thirrjen e kryeministrit Kurti për “një shoqëri civile të përbërë nga individë” si një demagogji meqë një gjë e tillë – siç pretendoi ai gjithmonë – nuk funksionon askund në shtetet e ish-Jugosllavisë.

    Më poshtë, shkruhet edhe se si BE-ja e kërkon me urgjencë marrëveshjen, dhe nëse do të ishte e nevojshme “evropianët mund t’i impononin zgjidhje Kosovës”.

    “Nëse Kurti do të kundërshtonte perëndimin, njerëzit e tij zor se do ta ndiqnin pas”.

    Por, në anën tjetër autori e sheh të pafuqishme BE-në sa i përket Serbisë.

    “Nëse do të reduktonin investimet dhe do të bllokonin ndihmën e para-anëtarësimit në shkallë të gjerë, Moska me siguri do të ishte e lumtur që të ndërhynte – në këmbim të një baze ushtarake?”, thotë ai.

    Në diskursin e regjimit të Vuçiqit në Serbi, vlen të kujtojmë, se pikërisht mundësia e humbjes së investimeve të jashtme direkte është pasoja e pritur për një refuzim të mundshëm të propozimit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!