×
  • Lajme
  • Lajme

    “Free Palestine”, – disa hebrenj në Amerikë protestojnë në përkrahje të Palestinës

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 13:13

    Protestat kanë shpërthyer në të gjithë botën në mbështetje të palestinezëve mes përplasjeve të dhunshme me Izraelin në Rripin e Gazës.


    Zona e diskutueshme është nën bombardimet më të forta që nga viti 2014.

    Mijëra njerëz në New York, Washington DC, Londër, Stamboll dhe qytete të tjera të mëdha në të gjithë globin kanë dalë në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre për Palestinën, duke drejtuar shpesh protestat e tyre në ambasadat dhe ndërtesat izraelite.

    Në New York City, mbështetësit izraelitë dhe palestinezë u përleshën gjatë demonstratave ndërsa policia luftonte për të mbajtur të dy grupet të ndara.

    Demonstrata u zhvilluan edhe Uashington DC dhe Los Angeles ndërsa armiqësitë midis Izraelit dhe Hamasit u përshkallëzuan brenda natës.

    Dhuna shpërtheu gjithashtu në Londër ndërsa protestuesit pro-Palestinë u përplasën me policinë gjatë një demonstrate kundër konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

    Sidoqoftë, diçka që bie në sy është prania e disa hebrenjve në tubimet për t’i përkrahur palestinezët.

    Siç raporton mediumi britanik, Daily Mail, në fotografitë e publikuara shihen hebrenjtë Haredi, të cilët janë kundër sionizmit.

    Të paktën 35 palestinezë, midis të cilëve edhe 10 fëmijë, si dhe pesë izraelitë humbën jetën në përleshjet e reja midis Izraelit dhe palestinezëve, kumtuan autoritetet shëndetësore.

    Ky ka qenë shpërthimi më i madh i dhunës që nga lufta e 2014-s mes Izraelit dhe “Hamasit”.

    Izraeli ka thënë se militantët kanë gjuajtur më shumë se 1000 raketa në total. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!