×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Protestë kundër martesave të hershme te komunitetet pakicë në Kosovë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 13:36

    Pjesëtarët të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian sot kanë protestuar kundër martesave të hershme para stacionit të Policisë në Graçanicë.


    Kjo protestë është organizuara nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”.

    Të rinjtë dhe të rejat e këtij komunitetit në duart e tyre mbanin pankartat me moton “Po du me qenë vajzë, amo jo edhe dashnore”, “Po qëndroj para shporetit, në vend të fakultetit” etj.

    Afrim Osmani zyrtar i edukimit në këtë organizatë tha se sot në ditën e komunitetit RAE kanë dalur të protestojnë kundër martesave të hershme.

    Duke e konsideruar si një dukuri shumë të dëmshme për këtë komunitet kërkoi vetëdijesimin e familjarëve dhe të rinjve se martesa e hershme i shkëpusin ata nga jeta.

    Sujella Garip një e re e cila po protestonte tha se dëshiron ta vazhdoj shkollimin dhe të jetë e barabartë me të gjithë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!