Organizatat e shoqërisë civile po kundërshtojnë Projektligjin për financim të subjekteve politike përmes një proteste para ndërtesë së Kuvendit të Kosovës.
Sipas tyre miratimi i një ligji të tillë nga Kuvendi i Kosovës do të thotë kundërshtim i të gjitha standardeve ndërkombëtare për financimin e subjekteve politike dhe vet frymës së Kushtetutës së Kosovës.
Ata po vlerësojnë po ashtu që ky projektligj zvogëlon mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi financat e subjekteve politike dhe e ul transparencën dhe llogaridhënien e subjekteve politike ndaj publikut.
Ditë më parë këto organizata në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare kanë organizuar një aksion simbolik, raporton EO.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.