×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë për përgjysmimin e dënimit për Darko Tasiq, serbit që u dënua se vrau, djegu dhe hodhi në lum trupat e shqiptarëve

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 10:12

    Familjarë nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël, familjarë nga fshatrat tjera përreth dhe nga gjithë Kosova, do të protestojnë sot para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.


    Kjo për arsye të përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiqit, njëri nga kriminelët serb të luftës përgjegjës për vrasje, djegie dhe hedhje në lumin Drini i Bardhë të shqiptarëve gjatë kohës së luftës, shkruan Reporteri.net.

    Protestuesit kanë bërë edhe nisje të organizuar me autobus dhe me makina private. Këshilli organizativ i protestës Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, i ka ftuar të gjithë banorët e zonës të marrin pjesë.

    Ata u shprehën të indinjuar me vendimin e Gjykatës, duke theksuar se nuk do të ndalen vetëm me reagime.

    Ndryshe, Darko Tasiq ishte dënuar nga GJykata Themelore me 22 vjet burg për krime lufte, mirëpo Gjykata e Apelit e ka përgjysmuar nga 22 në 11 vjet heqje lirie për të./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!