×
  • Lajme
  • Lajme

    Proteste për UÇK-në në Drenicë festohet edhe me armë

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 23:40

    Qytetarë në gjithë Kosovën sot në ora 21:00 kane leshuar këngën e marshit të UÇK-së në shenjë proteste ndaj Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë hodhi akuza të pabazuara duke thënë se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë.


    Protest aka pasur edhe në Drenicë, e cila njihet si vendlindja e UÇK-së, por atje sonte përvec muzikës dhe sirenva të veturave ka pasur edhe të shtëna me armë, shkruan Magazina.al

    Në disa video të siguruara nga Magazina.al, në Skenderaj sonte shumë qytetarë u janë përgjigjur protestës për të kundërshtuar deklaratat e Gashit ku përvec tjerash janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!