Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave kanë vendosur për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat nga dita e sotme.
Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i Ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro.
Sot dhe nesër protestojnë punëtorët teknikë të Qendrës Studentore, punëtorët teknikë të disa shkollave që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës, punëtorë teknikë të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknikë të disa shkollave në Gjilan.
Greva fillon nga ora 10:00 dhe mbahet deri në ora 11:00, ku punëtorët do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.