×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Në mbrojtje të çlirimtarëve

    Protestuesit kërkojnë zhbërjen e Speciales dhe shkarkimin e Gërvallës

    Reporteri
    18 Shtator 2026 | 12:47

    Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën gjithëpopullore të mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    Në përfundim të protestës, organizatorët kanë paraqitur disa kërkesa, të cilat lidhen me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Kërkesa e parë ishte shfuqizimi ose ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Protestuesit kërkuan gjithashtu nga kryeministri Albin Kurti shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Një tjetër kërkesë ishte mbështetja e pakufizuar dhe sigurimi i fondeve të mjaftueshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në proceset gjyqësore në Hagë.

    Po ashtu, protestuesit kërkuan angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë në ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së, me qëllim të përfaqësimit të tyre në proceset e mëtejshme gjyqësore./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!