Protestuesit sulmojnë me shishe Policinë e EULEX-it para zyrës së OVL-UÇK

Është tensionuar situata para zyrave të OVL-UÇK-së pas arrestimit të Hysni Gucatit nga ana e EULEX-IT.


Aty janë mbledhur një numër i madh i njerëzve të cilët po brohorasin “UÇK” dhe po drejtojnë sharje e ofendime në drejtim të EULEX-it, shkruan Reporteri.

Protestuesit janë përleshur edhe me Policinë e derisa disa prej tyre kanë gjuajtur shishe në drejtim të tyre.

Pas tensioneve policët e Kosovës kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën duke krijuar një kordon para protestuesve.

Ambulanca e Policisë së EULEX-it ndodhet pranë zyrave të OVL-UÇK-ë ku ende po vazhdon bastisja.

Reporteri.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet që po ndodhin aty. /Reporteri.net