Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Serbia ka ftuar qytetarët e Kosovës të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19. Në njoftimin për media thuhet se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë, shkruan Reporteri.net.
E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë tregon se imunizimi ndaj coronavirusit do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë.
Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.