×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD ia tregon hartën e Kosovës Lajçakut

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 13:25

    Partia Socialdemokrate ka reaguar pasi i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi u pa se në zyrën e tij mban një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.


    PSD nëpërmjet një aksioni simbolik të zhvilluar sot në Prishtinë e paraqitën hartën e Kosovës dhe i treguan Lajçakut se Kosova është shtet që nga viti 2008.

    Frashër Krasniqi nga PSD u shpreh Ii shqetësuar për paraqitjen e kësaj harte.

    Ai tha se kjo tregon qartë se cafrë pozicioni mban Lajcak si ndërmjetësues i dialogut.

    “Ekziston vetëm një hartë që paraqitet Kosova si pjesë e Serbisë dhe ajo është veç harta e Serbisë dhe aleatëve të saj. Për neve është shqetësuese që ajo hartë po përdoret nga Lajcak. Ai u mundua ta përgënjeshtrojë dhe prapë e kishte vendosur një hartë administrative. Ky lloj referimi si statusI paqartë nuk është i paqëllimshëm. Çfarë rezultati mund të ketë në negociata ky ndërmjetësues”, tha Krasniqi.

    PSD është shprehur e shqetësuar edhe me mos reagimin e kryeministrit në ardhje Albin Kurti përkitazi me këtë çështje dhe afërsinë që Kurti e ka treguar me Lajçakun.

    “Më shqetësuese është fakti që kryeministri në ardhje ka shprehur afërsi me Lajçak. Është shqetësuese në njërën anë se si kryeministri në ardhje dha dorëheqje për thikat mbi harta në SHBA dhe nuk ka asnjë reagim që përfaqësuesi i BE-së e trajtoi kufirin e Kosovës si pjesë e Serbisë”, tha Krasniqi.

    Ai ia kujtoi Lajçakut se Kosova është shpallur e pavarur më 2008 dhe Kosova nuk ë pranon asnjë zgjedhje tjetër.

    “Për neve Lajçak është pozicionuar në anën e Serbisë dhe zgjidhjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që e shndërron shtetin e Kosovës në shtet jofunksional”, shtoi Krasniqi.

    Kujtojmë se javën e ardhshme Lajçak do ta vizitojë Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!