×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD-ja ia mbyll dyert EULEX-it me zinxhirë e çelës, e quan të skaduar

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 13:42

    Partia Social Demokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, lidhur me arrestimet e fundit  nga Specialja të krerëve të UÇK-së, asistuar nga policia e EULEX-it.


    Përmes një aksioni simbolik kjo parti ka vendosur një dry dhe zinxhirët tek dyert e objektit të EULEX-it me mbishkrimin “E skaduar” që ka të bëjë me mandatin e këtij misioni, shkruan Reporteri.

    Zgjim Hyseni nga kjo parti ka thënë se EULEX-it ka kaluar mandati dhe se është institucion ilegal.

    “Jemi këtu për t’ja vënë drurin Dhomave të Specializua, këtij institucioni i ka kaluar mandati dhe është institucion ilegal. Kjo gjykatë po mban në mënyrë të paligjshme njerëz në paraburgim, është diçka skandaloze dhe diçka për të cilën duhet me pas alarm. Çka vjen të përmendet nuk mund të ketë drejtësi duke shkelur kushtetutën”, ka thënë Hyseni.

    Kujtojmë se më 25 shtator, EULEX-i bastisi zyret e OVL-UÇK-së, duke arrestuar kreun e kësaj organizate Hysni Gucati dhe nënkryetarin e saj, Nasim Haradinaj.

    Gucati dhe Haradinaj gjatë javës së kaluar e kanë pasur paraqitjen e parë para Dhomave të Specializuara në Hagë. /Reporteri

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/673360516930567/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!