×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD vodhi dizajnin për aksionin e sontëm, reagon autori

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 0:11

    Partia Socialdemokrate ka protestuar sonte kundër vendosjes së orës policore. Ata e kanë vizatuar në muret e objektit të Qeverisë së Kosovës një grafit ku paraqitet figura e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe e kanë quajtur “Dr.Hipokriti”.


    Por pak orë pas kësaj proteste po del se dizajni i grafitit është i vjedhur, shkruan Reporteri.net.

    Në rrjetin social Facebook, ka reaguar autori i dizajnit, Dardan Ibrahimi.

    “Pse bre parti 2 anetareshe pse po me shtini me shkru per 2 veta, kogja pritese. Vec kur po mkujtoheni po te lodht jeni, spo me doket edhe qaaaq pritese. Une jom shume kunder copyrights, se une Arben Vitise mjekrren sja kom maru, e as syzat sja kom qite une, vec te rasti juj po du me kone pro copyrights edhe me kqyre cdo menyre me ju padite qe me artëork temin po boni politike, sidomos ksi politike te keqe”, ka shkruar Ibrahimi.

    Ai madje ka thënë se Policia nuk i ka llogaritur si njerëz, përcjell Reporteri.net.

    “Une jom kunder cdo partie, po ju as parti s’jeni, micro tubim qytetar. S’po ju jap ma shume vemendje, qashtu njejte qysh as policia s’ju boni hesape si njerz. Une vakt kom tash, 11 dite ne fb jom”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!