Këto janë pamjet nga aksidenti i sotëm në aksin rrugor Milot – Morinë, ku pas përplasjes së dy veturave, ka mbetur i vdekur Fitor Ollomani 35-vjeçar.
Në vendin e quajtur “Ura me harqe” pasi ndeshjes mes dy veturave të tipit ”Benz” dhe “Volkswagen”, pos Ollomanit që nuk arriti të mbijetojë, raportohet se kanë pësuar lëndime të rënda edhe dy persona tjerë.
Fitor Ollomani mbante pozitën e prodekanit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Gjakovës.
Ky institucion, ka njoftuar gjatë ditës dhe ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë për vdekjen e të riut Fitor Ollomani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.