×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamje të tjera: Ky është prifti serb që hoqi flamurin kombëtar në Koshare

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 16:19

    Në mediat serbe sot është publikuar një video ku shihet një prift serb i cili heq flamurin kombëtar nga Kulla e Vrojtimit në Koshare.


    Videoja e publikuar nga gazeta serbe Novosti thotë se prifti serb ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, shkruan Reporteri.

    Aty thuhet se ai ka shkuar aty për të përkujtuar serbët që vdiqën në betejën e Koshares dhe më pas kur pa flamurin kombëtar u ngjit dhe e hoqi atë.

    “Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, citohet të ketë thënë ai.

    Kjo gazetë ka publikuar edhe disa pamje të tjera të këtij prifti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!