×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet: Shpend Ahmeti dhe asamblisti i VV-së për pak sa nuk u përleshën fizikisht

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 15:38

    Asamblisti i Prishtinës nga LVV, Egzon Azemi, ka thënë se është kërcënuar gjatë ditës së sotme nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.


    Azemi thotë se kjo ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Prishtinës ku po mbahet seanca për buxhetin, shkruan Reporteri.

    Sipas tij në momentin e tensionit, Ahmeti e kishte ftuar të dilnin jashtë, por e kishin këshilluar asamblistët dhe stafi i Kuvendit që ta bënte këtë.

    Në media janë publikuar edhe pamjet e kësaj përplasje ku ndër të tjera Azemi dëgjohet duke iu drejtuar Ahmetit me shprehjen “rrenc”

    Pas këtyre fjalëve, Ahmeti dëgjohet duke i thënë “hajde deri jashtë”

    Shikoni videon nga kjo përplasje:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!