Pas marrjes së urdhrit nga Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, një kontingjent i Taskë Forcës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, për kërkim-shpëtim urban.
Të pajisur me mjetet teknike të specializuara, ata u nisën sot në mëngjes për t’i ndihmuar autoritet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas goditjes së tërmetit në disa vendbanime të saj.
Kontingjenti i FSK-së, përbëhet nga 3 ekipe të Kërkim–Shpëtimit Urban, një ekip K-9, (njësi e përgatitur e qeneve) për situata të tilla, Ekipi i komunikimit, Policia ushtarake e FSK-së dhe ekipi i Mjekësisë.
Lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, njoftoi: „ Varësisht prej nevojave që do të paraqiten në terren, ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me kapacitete shtesë “.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.