Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një komunikatë për media, MASHTI ka bërë të ditur se këtë vit kalueshmëria në testin e Arritshmërisë në gjithë vendin është 52.1%.
“Arritshmëria në Gjuhën shqipe është 56.9%, në Gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%”, thuhet në komunikatë.
Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla të testimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.