×
  • Lajme
  • Lajme / Darka joformale

    Publikohet agjenda e programit në Greqi ku do të marrë pjesë Kurti, i pranishëm do të jetë edhe Zelensky

    Reporteri
    21 Gusht 2023 | 16:55
    Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës. Foto: AP

    Një program i ngjeshur është parashikuar në agjendën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme dhe të nesërme në mbledhjen joformale për Ballkanin Perëndimor, që zhvillohet në Athinë.

    Punimet e konferencës do të ndahen në dy ditë, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të BE, por edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Kurti niset drejt Athinës në darkën e ftuar nga kryeministri grek, do të zhvillojë edhe takime atje

    Por, mediat greke raportojnë se një i ftuar surprizë në këtë konferencë joformale për Ballkanin do të jetë edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Prania e Zelenskyt në mbledhjen në Athinë ishte mbajtur sekret deri ditën e sotme. Presidenti ukrainas është një turne në Europë gjatë këtyre ditëve.

    AGJENDA E PLOTË:

    E hënë, 21 Gusht

    Ora 11:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës.

    Ora 13:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Kryeministrin e Rumanisë.

    Ora 15:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Kryeministrin e Kroacisë.

    Ora 20:15 – Darkë informale me zyrtarët e BE për zgjerimin dhe të ardhmen europiane të rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor “Deklaratës së Selanikut”

    E martë, 22 Gusht

    Ora 09:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Presidenten e Moldavisë.

    Ora 10:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Presidentin e Malit të Zi.

    Ora 10:45 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!