×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Publikohet përgjimi i ri, Hysri Selimi i arrestuar për spiunazh dëgjohet duke biseduar me oficerin e BIA-s

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 22:30

    Një audio-përgjim i ri është publikuar nga RTV Dukagjini, duke zbuluar një bisedë mes Hysri Selimit, tashmë i arrestuar nën dyshimet për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb – BIA, dhe Igor Babiq, oficer i këtij shërbimi serb.

    Në sfond të bisedës dëgjohet muzikë serbe, ndërsa dyshja diskutojnë për një takim të dështuar dhe një thirrje të humbur telefonike, në një komunikim që ngre dyshime të forta për lidhje të drejtpërdrejta mes Selimit dhe strukturave të inteligjencës serbe.

    Në pjesën e publikuar të përgjimit, Selimi dhe Babiq komunikojnë me një gjuhë familjare, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes tyre nuk është i rastësishëm.

    Pjesë nga përgjimi:

    Hysri Selimi: Dmth, ti ke ardhur më herët këtu?

    Igor Babiq: Po bre vëlla. Po të betohem… unë kam ardhur…

    Hysri Selimi: Ti ke telefon… ti ke…

    Igor Babiq: Por të kam telefonuar o vëlla. Tash do ta shohësh thirrjen e munguar.

    Hysri Selimi: Kur të kem sinjal ndoshta. Eh, po ka një thirrje të munguar.

    Igor Babiq: Për nënë të kam telefonuar, nuk do të gënjeja.

    Hysri Selimi: Sikur të më thoshe mos rri këtu, por shko…

    Igor Babiq: Po, por kam menduar se do të rrish mes kishës e shtëpizave. A po kupton, aty mund të shihja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!