×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e ATK-së sot do të mbajnë grevë

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 7:05

    Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marr për bazë kërkesat e tyre, sot do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatimpaguesit.


    Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.

    Ky është njoftimi i tyre i plotë:

    Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!