×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushojnë hetimet ndaj Halil Çadrakut, Koci: Zhvillim i rëndësishëm për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë

    Reporteri
    28 Nëntor 2024 | 10:54

    Avokati Arianit Koci ka njoftuar se kanë pushuar hetimet ndaj klientit të tij, Halil Çadraku, që ishin zhvilluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, raporton Express.

    Koci ka thënë se pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit. Sipas Kocit, ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë.

    Njoftimi i plotë:

    Njoftim për Shtyp nga ekipi mbrojtësi i z. Halil Çadraku

    Pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar të zhvilluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, kam kënaqësinë të njoftoj se hetimet ndaj klientit tonë, z. Halil Çadraku, janë pushuar.
    Ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për z. Çadraku dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë. Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit.

    Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tonë.

    Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet.
    Me respekt,

    Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!